Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha sot se nuk e mbajti takimin e planifikuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e samitit të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni, sepse Zelensky ishte vonë.
Lula tha se të dielën ishte duke pritur që Zelenskiy të vinte në takim dhe se mori informacione se presidenti ukrainas ishte vonë, përcjell Fol Drejt.
“Natyrisht ai kishte takime dhe nuk mundi të vinte,” tha Lula, raportoi Reuters./FolDrejt/