Në fshatin Karaqevë të Kamenicës është raportuar një rast i kontrabandimit me mallra, ku i dyshuari transportonte pako të luleve të ndryshme pa dokumente përcjellëse.
“Fsh. Karaqevë 15.05.2023-19:10. Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar automjeti transportues me targa lokale që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte 93 pako të luleve të ndryshme për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit , malli konfiskohet dhe i dorëzohet doganës, ndërsa i dyshuari lirohet”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.