Ish-kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.
Lulzim Basha në Twitter: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.