Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për hapjen e konkursit për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit meqë kryeprokurorit aktual, Aleksandër Lumezi, i përfundon mandati më 21 prill 2022.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Astrit Kolaj nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Konkursi për këtë pozitë do të jetë i hapur 15 ditë pas shpalljes së tij, duke filluar nga data 17 janar.
Ky vendim u mor në takimin e parë që mbajti KPK për vitin 2022.
Sipas Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, mandati i Kryeprokurorit të ri të Shtetit do të jetë shtatëvjeçar, pa mundësi riemërimi.