Shkruan: Lumi Hajra
Më kujtohet kur fëmijë isha, “ndjej nostalgji për ato kohëra” – do thoshte gjyshi im, megjithëse po aq i moshuar më vie ky mendimi për lojën “dita-nata”. Mësuesi zëmelankolik përputhshëm me intonacionin e duhur jepte komandat “dita”, “nata”, “nata”, “nata”…. me sa gëzim pritnim komandën “dita”, tani i shijoj në retrospektivë kur kthehem. I them vetes “nata”, “nata”, “nata”…. Kështu gëzohet shpirti i njeriut që bart vite…
Edhe gjak më rrjedhë për bosht duke kërkuar pak errësirë, aq pak, sa të mund t’i dallojë ngjyrat. Keni kujdes, s’dua të shoh, më mjafton vetëm daltonist mos të më quajnë. Më duhet të ikë nga drita… A mendoni se duhet të jetoj kokëulur, shkak i rrezeve të diellit?! Vallë, ndjehet ndokush në këtë mes pa masë sa masë pa mes?! A thua, banorët dritëdashës do shpërngulen në tokat hijedashëse?!