Në ceremoninë e vdekjes sime
Shikoj si vajtojnë
mbi varre
Ndërkohë mua më qeshet
me lindjet e tyre
Petkat e zeza
ndër gurët e bardhë të mermerit
rëndonin mbi qefinë
Lutjet mbi mua i bënin
Gjersa
Këpucët shkelnin sipër kufomave
Në shoqëri me të vetmuarit
mbeta
Se të gjallët ia mbathën me të katra
E të vdekurit
Në shoqëri nuk besonin më…/FolDrejt/