Në kohën kur maturantët duhet t’u drejtohen dyerve të universiteteve për të vazhduar studimet universitare, Lumi Hajra ka bërë një hulumtim pikërisht mbi gjasat e pranimit të studentëve në universitetet publike të Kosovës, konkretisht afatin e parë të pranimit për vitin 2022-2023, transmeton Fol Drejt.
Siç thotë vetë autori i këtij raporti hulumtues, ky raport do do t’iu shërbejë në rend të parë maturantëve për njohjen dhe përzgjedhjen e programeve, drejtimeve dhe fakulteteve të universiteteve publike të Kosovës.
“Po ashtu, MAShT-it, universiteteve, DKA-ve, shkollave të mesme të larta, instituteve e organizatave arsimore, agjensive akredituese, si dhe institucioneve të ndryshme arsimore, të cilave mund t’iu mundësojë ndërtimin e politikave arsimore në të ardhmen.”, shton më tej autori i këtij hulumtimi./FolDrejt/