Nga Ilaz Hajra – Lumi
Aftësia e njeriut për të vdekur, pa e pranuar atë, do të duhej të mbushte fletët e bardha, ashtu që inekzistenca e kopertinave të kompleksohet nga ky kundrim.
Me fjalë të tjera, njeriu lindë me vdekjen, duke e pohuar atë a ndodhinë e saj, por, njëtrajtshëm duke e mohuar nga vëmendja aktuale e tij, kësisoj krijon një shteg ku lirshëm vepron në mënyrë iluzionare mbi të mirat “e truallit të mesëm” mes lindjes dhe vdekjes.
Takat e lakmisë e zunë jetën mbi sipërfaqën e vdekjes, e shkymja e jetës i ngjanë cigares. Tërësia e vdekjes u mangësua nga kafshimi i copëzave të të jetuarit disi. E bardha udhëton veç me rastin e vdekjes, ndryshe gjatë jetës inercia e përthekon të tërën. Të mbulohesh me të bardhin petk, i bie që jeta të ka dhënë mundësinë të futesh vrimave të zeza, pusetave të errëta… Netëve ngjyrosur me mëkate, tashmë u vjen erë misku.
*
Ujitja n’djerësitje formëson botëkuptimin për rritjen e zhvillimin, çeljen e frutdhënien, shtimin e zëvendjen. Të rritesh do të thotë të mos qëndrosh njësoj nga gjatësia, pra, të bëhesh më i gjatë se e kaluara. Kurse, zhvillim është procesi në të cilin harmonizohen komponentet e formimit, duke marrur vëmendjen e duhur secili nga ta. Çelja është proces i cili nuk ndërlidhet me frutin, por me hapjen.
Ndërsa, frutdhënia merrë kuptim vetëm me frutin. Shtimi dallon nga zëvendja, ngase i pari parashehë dobinë si shkak interesi, ndërkaq zëvendja parashehë mbushjen si shkak i zbrazëtisë.