Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur një cikël të ri debatues dhe diskutues me qytetarë dhe në kuadër të këtij cikli, nesër, kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, do të qëndrojë në Vushtrri.
Abdixhiku nesër do të takohet me qytetarë e struktura të kësaj komune.
Takimi pritet të nisë prej orës 14:00, në objektin e Qendrës Rinore “Naxhije dhe Fahri Buçinca”./FolDrejt/