Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar sot me takime të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai sot është pritur nga Senatorja Republikane Joni Ernst, përcjell Fol Drejt.
Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e veçantë ndaj Senatit për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës.
Ai vazhdoi ta shtrojë kërkesën për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës e SHBA-ve nëpërmjet nënshkrimit të “Kartës për Partneritet Strategjik”, shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë permanente amerikane në Kosovë, si dhe ndihmesën e mëtutjeshme të SHBA-ve për ankorimin e Kosovës si vend anëtar dhe i barabartë mes shteteve të NATO-s./FolDrejt/