Kryetari i LDK-së ka folur për qeverinë e udhëhequr prej ish-shefit të tij, Albin Kurti, të cilin e kishte partner në Qeverinë Kurti I.
Lumir Abdixhiku, ka thënë që arritja më e madhe e kësaj qeverie është ndërtimi i urës dymetërshe në Istog.
“Gjëja më e dëmshme që na ka ndodhur si shoqëri është varfëria e aspirimit të diçkaje, e ambicies”, ka thënë ai.
“Kur projekti më i madh i një qeverisjeje trevjeçare me 51 për qind është një urë dymetërshe në Istog, natyrisht që këto gjërat tjera mund të duken edhe të pabëshme.
Abdixhiku shtoi se në planet e tij i ka hequr ato projekte që e ka vlerësuar që nuk janë të bëshme brenda një mandati katërvjeçar.
“Kam hequr shumë projekte nga diskutimi që e kemi pasur për shkak se s’kanë qenë të bëshme”.