Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.
Lushaku -Sadriu ka thënë se kjo ministri ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale.
Ajo theksoi se nga 103 milionë e 293 mijë e 413 euro MFPT-ja i ka shpenzuar vetëm 587 mijë e 211 euro.
E para e grave të LDK-së i tha ministrit të Financave se ekonomia nuk zhvillohet me pagesa.