Drenica sot doli të fitonte 2-1 në kuadër të javës së 20-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj Gjilanit.
Realizatorët e golave për Drenicën ishin Zabërgja në minutën e 5’të dhe Abazi në minutën e 43’të kurse golin e vetëm për Dukagjinin e shënoi Hasanaj në minutën e 88’të të takimit.
Trajneri Tahir Lushtaku ka thënë se ishte një ndeshje e vështirë, mirëpo falë disiplinës së lojtarëve, dolën të triumfonin.
“Një ndeshje e vështirë, terreni i papërshtatshëm për dy skuadrat, e kemi ditë që në këtë terren nuk mund ta zhvillojmë lojën tonë, por këtë e kemi pas parasysh”.
“Djemtë kanë dhënë një disiplinë që po rriten, kjo u pa. Rezultati mund të ishte më i thellë, por prapë se prapë jam i kënaqur” deklaroi Lushtaku për ArtSport./FolDrejt/