Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se subjektit të tij nuk mund t’i imponohen emrat e minsitrave.
“Marrëveshje do të arrihet shumë shpejt. Bisedimet janë përafruar. Janë duke u ndërtuar me mirëbesim. Synim e kemi që të mos ndërtohet me kushte, sepse do të jetë qeveri e një tranzicione politik me agjendë të vështirë”.
“I plasuat për të mos u bërë. Është një rregull i pashkruar në LDK, ai që e nxjerr emrin e vet për spekulime dhe për natyrën spekulative mbetet pa hyrë në vlerësime serioze për t’u bërë. Ne e dijmë mirë burimin spekulativ. Sipas kësaj që po e them unë LDK ka ndërtimin e një qeverie që presin qytetarët dhe jo një kastë ministrash. Ju e patë që disa munden të qëndrojnë 50 ditë në qeveri”.
“Qëllimi i LDK-së është ndërtimi i një Qeverie më partitë e tjera, pa PDK-në. Emrat janë të mirë, nuk po them që nuk janë të mirë, po ka edhe emra edhe më të mirë të atyre që do të munden me qenë në qenë në qeveri. Në LDK nuk mund të imponohesh”.
“Është spekulim se katër deputetë nuk do ta votojnë qeverinë, kjo nuk qëndron. Është interesant sepse opozita e kanë përfaqësuesin e tyre presidentin, kryetarja e Kuvendit vjen nga një Qeveri e kaluar. Nuk është diskutuar formula e përfaqësimit për atë thashë se janë spekulime. Kemi votua z. Hoti që të marrë detyrën në plotni “.