Në një konferencë për medie, ushtruesja e shefit te Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se propozimet e tyre ruajnë familjet me gjendje të rënduar ekonomike, amvisërinë, të hyra mesatare e kështu më radhë.
“Qëllimi i propozimeve të GP të VV-së është mbrojtja e interesit dhe mirëqenies së qytetarëve dhe stabiliteti i furnizimit me energji elektrike. Aktualisht sektori elektroenergjetik është përballur me kriza të vazhdueshme si rrjedhoje e vendimmarrjes së gabuar. Me që fajtori për rrethanat e krijuara është edhe kriza aktuale rekomandimet tona për ZRRE janë bazuar të jenë sa më të përgjegjshme. Qëllimi ynë është ndarja me kujdes për secilën familje me qeverinë tonë”, ka thënë ajo.
Ajo ka treguar disa nga rekomandimet që i kanë propozuar. “Blloku i parë deri në 800 kWh për orë, ky bllok tarifor përbën 63 për qind të amvisërive në Kosovë. Blloku i dytë tarifor 800kë deri në 1200kWh të ketë një rritje e cila do të përcaktohet në bazë të subvencionit të qeverisë dhe përfshin Mbi 23 për qind të amvisërive, kurse blloku i tretë për konsumatorët mbi 1400kWh për orë”, ka thënë ajo.