Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me vizitën e Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LVV-ja ka theksuar prioritetin e njohjes reciproke në marrëveshjen me Serbinë, transmeton Fol Drejt.
“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi” thuhet në njoftimin e tyre në Facebook./FolDrejt/