Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se Kuvendi i ka shqiptuar vërejtje deputetit Kujtim Shala për sharjen që ai e bëri në seancë.
“Të gjitha faktet tregojnë që keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon dhe për këtë rregullorja më obligon që sipas nenit 65, pika 3, të ju japim një vërejte për këtë shkelje”, është shprehur Konjufca drejtuar deputetit Shala.
“Ma dërgoni me postë”, është përgjigjur deputeti i LDK-së, transmeton Fol Drejt.