Shumica e xhamive tashmë janë të mbyllura si pasojë e masave kufizuese ndaj virusit Kovid19, por kjo ka mundësuar lëvizje më të lirë të kafshëve. Bile për një macë në lagjen Fetih të Stambollit, brendësia e xhamisë ka qenë vendi ideal për të sjellë në jetë kotelet e saj.
Imami i xhamisë tregon se njëherë kishte menduar se zhurma e macave vinte nga jashtë, por më pas zbuloi se ata ndodheshin brenda xhamisë. Ai kishte shkuar jashtë, kishte blerë qumësht dhe ushqim, për t’ua dhuruar më pas maces dhe katër koteleve të saj.
Për shkak të higjienës, imami i ka larguar macet nga xhamia, duke u ndërtuar një shtëpizë të vogël jashta kultit./Foldrejt.com