Në mënyrë që bateria të ketë një kohëzgjatje më të madhe, MacBook është duke punuar në një mundësi të re, që e mbron atë që të mos dëmtohet.
Krijuesit macOS Catalina 10.15.5 janë kujdesur që ta krijojnë edhe sistemin për të ashtuquajturin “menaxhimin e shëndetit” të baterisë së laptopëve.
Bateritë me jone litiumi që përdoren ditëve të sotme në MacBook dhe në smartfonë, nuk i rezistojnë të gjitha kushteve. Kur bateria mbushet në tërësi, apo nxehet më shumë s që duhet, mund të ketë pasoja të mëdha.
Megjithëse nuk janë të dukshme, me kalimin e kohës ato shkaktojnë probleme serioze, ndërsa kur bateria fillon të dobësohet, është vonë për riparim.
Të punuarit me kabllo të kyçur gjatë gjithë kohës së punës, atëherë kjo ia rritë rrezikun për dëmtim të baterisë. Andaj, për të ruajtur baterinë, duhet ta aktivizoni sistemin Battery Health, që ndodhet në opsionin Battery të Settings.
Momentalisht, kjo mundësi është në dispozicion për vetëm disa përdorues, ndërsa do t’ju mundësohet të gjithëve kur të lansohet Catalina 10.15.5.