Liderët e Bashkimit Evropian shprehën sot shqetësimin e tyre për varësinë ekonomike të BE-së nga Kina dhe njoftuan se ata kanë nevojë për një qëndrim të unifikuar ndaj Pekinit.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se Bashkimi Evropian duhet të rimendojë dialogun tregtar me Kinën.
“Ne bëmë gabime strategjike në të kaluarën duke i shitur Kinës infrastrukturën kryesore”, tha Macron në fund të një samiti dy-ditor të BE-së, ku marrëdhëniet BE-Kinë ishin në rendin e ditës, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.