Që kur Rusia nisi një sulm ndaj Ukrainës në fund të shkurtit, ajo ka frikë nga një përhapje e mundshme e konfliktit në vendet fqinje.
Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se dëshiron që Bashkimi Evropian të japë shpejt një opinion për aplikimin e Moldavisë për anëtarësim në BE.
Në takimin me Presidenten e Moldavisë, Maya Sandu, në Paris, Macron tha se nuk mund të përjashtohet rreziku i përhapjes së konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë në vendet fqinje, raporton Reuters.