Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
Telefonata ka zgjatur një orë e 45 minuta, shkruan skynews.
Herën e fundit që dyshja folën, në fillim të kësaj jave, biseda ishte e zymtë, me francezët që thanë se nuk kishte asgjë inkurajuese në bisedën e tyre, transmeton Fol Drejt.
Kjo vjen pasi Putin pati një bisedë me Erdoganin e Turqisë sot, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë./FolDrejt/