Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Macron i ka kërkuar Putinit që të mos i sulmojë civilët.
Presidenti francez po ashtu i kërkoi homologut të tij rus që të ndalë menjëherë sulmet mbi Ukrainë.
“Me fillimin e diskutimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, i kërkova të ndalojë të gjitha sulmet dhe sulmet ndaj civilëve dhe zonave të banuara, të ruajë të gjithë infrastrukturën civile dhe të sigurojë rrugët kryesore. Ai konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u përkushtuar në këto pika. Kërkova respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe mbrojtjen e popullatës civile, siç është dhënia e ndihmave. Në lidhje me këtë, Franca paraqiti një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, i sugjerova Presidentit Putin që të qëndrojmë në kontakt gjatë ditëve në vijim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona”.