Presidenti francez Emmanuel Macron po ia del dalëngadalë synimit të tij për ta bërë Evropën një lojtar më të pavarur dhe më “muskuloz”, vlerëson revista “Economist” në një analizë të gjerë të politikës së jashtme franceze nën drejtimin e Macron.
Analiza thotë se Macron po përpiqet ta mbajë vendin e tij të mesëm midis fuqive më të larta diplomatike në botë, por gjithashtu thotë se “zhgënjimet” e tij për ta bërë këtë janë të dukshme.
Siç shtohet, në këtë kontekst Macron tashmë ka pritur 16 liderë botërorë këtë vit dhe në prill do të shkojë në Kinë për një takim me presidentin kinez Xi Jinping, i cili do ta bëjë atë presidentin e parë të një vendi të G7-ës që do ta bëjë këtë./FolDrejt/