Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai amerikan Joe Biden, janë pajtuar sot gjatë një bisede telefonike të realizuar sot, se duhet “kontrolluar” deklaratat ruse për fillimin e tërheqjes së trupave ruse përreth kufirit me Ukrainën, që ndryshe janë vlerësuar si “sinjal inkurajues”.
Gjatë bisedës telefonike që zgjati rreth një orë, dyshja kanë bërë thirrje që të ketë një koordinim të plotë në raport me presidentin rus Vladimir Putin.
Në anën tjetër, Moska zyrtare sot ka njoftuar se një pjesë e ushtarëve rusë janë rikthyer në bazat e tyre – pasi që pretendojnë se ishin në terren për stërvitje, e jo për pushtimin e Ukrainës ku edhe ishin stacionuar mbi 100 mijë trupa.
E Putin gjatë takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Moskë, ka thënë se nuk dëshiron luftë dhe se janë të hapur për dialog. Megjithatë deklaratat e tij po shihen me skepticizëm nga ekspertë të sigurisë.