Sipas vlerësimeve të para të agjencisë franceze Ifop Fidusial, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, presidenti aktual i Francës, Emanuel Macron, zuri vendin e parë me 28,6 për qind, i ndjekur nga Marin Le Pen me 24,4 për qind të votave, shkruan TF1, transmeton FolDrejt.
Sipas exit poll-eve të para, dy kandidatët do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 24 prill.
Jean-Luc Melasno fitoi vendin e tretë me 20.2 për qind të votave./FolDrejt/