Gjermania dhe Franca janë marrë vesh në parim rreth një bashkëpunimi për prodhimin dhe eksportin e përbashkët të armëve. Kjo pritet të sjellë aeroplanë dhe tanke të përbashkëta gjermano-franceze, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Një marrëveshje që pritet të nënshkruhet se shpejti, do sjell edhe përafrimin dhe linjat e përbashkëta mes Gjermanisë dhe Francës sa i takon ministrisë së mbrojtjes dhe politikës së jashtme.
Por duket se presidenti Emanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel nuk janë pajtuar rreth çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Në kohën kur Macron ka kërkuar që të rikonstruktohet BE, përpara se të bisedohet për anëtarësime të reja, është kancelarja Merkel ajo që së fundi shpreh simpati ndaj rezervave të Francës.
Kjo do të thotë se Ballkani Perëndimor duhet të vuajë akoma përpara dyerve të Brukselit./Foldrejt.com