Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë rënë dakord ditën e sotme për të mbajtur një takim me me Grupin Trepalësh të Kontaktit në orët në vijim. Sipas presidencës franceze qëllimi i takimit është angazhimit nga të gjitha palët për një armëpushim të mundshëm në Ukrainën Lindore.
Grupi Trepalësh i Kontaktit përfshin përfaqësues nga Ukraina, Federata Ruse dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Sipas deklaratës, të dy liderët ranë dakord për nevojën për t’i dhënë përparësi një zgjidhjeje diplomatike të krizës aktuale dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për ta arritur atë.
Presidenca franceze shprehet se “puna intensive diplomatike” do të kryhet “në ditët dhe javët e ardhshme”, me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian dhe homologun e tij rus Sergej Lavrov që do të takohen së shpejti.
“Putini fajëson Ukrainën për ngërçin në negociata, ndërsa presidenti i Republikës i kujtoi se Ukraina nuk do të negociojë drejtpërdrejt me separatistët”
Sipas presidencës franceze, Macron dhe Putin kanë ndërmarrë “angazhime të forta për të ndërmarrë të gjitha veprimet e dobishme me qëllim shmangien e përshkallëzimit, për të zvogëluar rreziqet dhe për të arritur në një pikë që mund të sjellë stabilitet dhe paqe”./FolDrejt/