Presidenti francez dhe kancelari gjerman insistuan gjithashtu në urgjencën e heqjes së bllokadës ruse të portit të Odessa, në mënyrë që të mundësohet eksporti i grurit ukrainas.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i bënë thirrje sot presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të lirojë 2500 mbrojtës ukrainas të fabrikës së çelikut Azovstal, të cilët u kapën nga forcat ruse, njoftoi Pallati Elysee. .
Në një ftesë të përbashkët, dy liderët evropianë i bënë thirrje gjithashtu Putinit të pranojë një shkëmbim të drejtpërdrejtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.