Presidenti i Francës ka nisur dje një vizitë treditore në krahun jugor të NATO-s në Rumani, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Moldavinë, ndërsa nesër me gjasë do të niset për në Kiev, ku ndodhen kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi pritet të mbërrijë në të njëjtën ditë.
Presidenti francez Emanuel Macron tha gjatë një vizite në trupat franceze dhe aleate në bazën e NATO-s në Rumani se do të bënte gjithçka për të ndaluar avancimin e forcave ruse në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar forcat ruse të luftës, për të ndihmuar ukrainasit dhe ushtrinë e tyre dhe për të vazhduar negociatat,” u tha Macron trupave franceze dhe trupave nga vendet e tjera anëtare të NATO-s në një bazë ushtarake në Rumani./FolDrejt/