Macron përsëriti idenë e krijimit të një “komuniteti politik” të ri jashtë BE-së, në mënyrë që Ukraina të integrohet më lehtë.
Presidenti francez Emanuel Macron tha sot në një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat e armëve nga Franca në Ukrainë do të intensifikohen në ditët në vijim dhe se Parisi është i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë, tha Pallati Elysee.
Siç thuhet, Macron tha gjithashtu se vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të shqyrtojnë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në samitin e qershorit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.