Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, presidenti francez është përpjekur të mbajë një dialog me homologun e tij rus, i cili është kritikuar nga disa aleatë lindorë dhe baltikë në Evropë se e shohin atë si minim të përpjekjeve për të detyruar presidentin rus të ulet në tryezën e bisedimeve.
Presidenti francez Emanuel Macron do të vizitojë Rumaninë dhe Moldavinë javën e ardhshme për të shprehur solidaritetin e Francës me aleatët e saj evropianë, të cilët janë më të ekspozuar ndaj luftës në Ukrainë, njoftoi sot kabineti i Macron.
Macron do të vizitojë trupat franceze në Rumani më 14 qershor dhe do të shkojë në Moldavi të nesërmen, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.