Ministrat aktualë të Financave dhe Ekonomisë Bruno Le Mer dhe ministri i Brendshëm Gerard Darmanen do të mbeten në detyrë.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, emëroi sot ambasadoren aktuale të Francës në Britani, diplomaten e karrierës Catherine Colonna, ministre të re të Punëve të Jashtme të vendit, njoftoi Pallati Elysee.
Ministrat aktualë të Financave dhe Ekonomisë Bruno Le Mer dhe ministri i Brendshëm Gerard Darmanen do të mbeten në detyrë, shtoi sekretari i përgjithshëm i Pallatit Elysee teksa lexonte përbërjen e re të qeverisë, duke konfirmuar raportet e mëparshme, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.