Presidenti francez Emanuel Macron tha sonte se ai e dinte që shumë francezë votuan për të jo për të mbështetur idetë e tij, por për të bllokuar të djathtën ekstreme dhe tha se pesë vitet e ardhshme nuk do të jenë vazhdimësi e mandatit të tij të mëparshëm.
“Ky votë më obligon në vitet në vijim”, theksoi ai, duke falënderuar votuesit që bllokuan të djathtën ekstreme.
“Pas pesë vitesh transformim, kohësh të lumtura dhe të vështira, krizash të jashtëzakonshme, në këtë ditë, 24 prill 2022, shumica prej jush keni zgjedhur të besoni se unë do të kryesoj vendin tonë për pesë vitet e ardhshme”, tha Macron./FolDrejt/