Presidenti francez Emmanuel Macron tha pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se Franca do ta ndihmojë Ukrainën të kapërcejë dimrin, si dhe do të riparojë infrastrukturën energjetike dhe ujore të dëmtuar nga sulmet ruse.
Udhëheqësi francez theksoi se qëllimi i konferencës dypalëshe të planifikuar për 12 dhjetor do të jetë një mbështetje edhe më e madhe e kompanive franceze për Ukrainën.
Franca ka njoftuar gjithashtu se do të marrë pjesë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.