Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca është “bashkëbiseduese neutrale, roli i së cilës është të mos ndërhyjë në politikat e brendshme”.
“Epoka e Francafrique ka marrë fund”, deklaroi Macron, raportojnë mediat franceze, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Macron i bëri këto deklarata të enjten gjatë një vizite në Gabon ndërsa iu drejtua komunitetit francez të vendit të Afrikës Perëndimore. “Mentaliteti nuk evoluon me të njëjtin ritëm dhe se Francës i përshkruhen synime që nuk i ka”, tha ai.
Duke theksuar se Parisi është një “bashkëbisedues neutral, roli i të cilit është të mos ndërhyjë në politikat e brendshme”, Macron shprehu synimin e tij për të ndërtuar një partneritet të ekuilibruar me vendet afrikane, sipas të përditshmes franceze “Le Figaro”.
Gjatë fjalimit të tij në kryeqytetin Libreville, ai përshëndeti gjithashtu “marrëdhëniet e forta dhe dinamike” të Francës me Gabonin.
“Francafrique” është një shprehje me konotacion negativ, që i referohet ndikimit të Francës në ish-kolonitë e saj afrikane dhe marrëdhëniet e saj me to./FolDrejt/