Në një bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emanuel Macron tha se vendi i tij do të mbetet i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të Ukrainës, përfshirë armët e rënda.
Franca do të mbetet e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha nevojave të Ukrainës, përfshirë armët e rënda, tha presidenti francez Emanuel Macron në një bisedë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Fol Drejt.
Sipas Pallatit Elysee, Macron ishte i interesuar për zhvillimet më të fundit në terren, si dhe për nevojat e Ukrainës përsa i përket pajisjeve ushtarake, mbështetjes politike dhe financiare dhe ndihmës humanitare./FolDrejt/