Kreu i shtetit do të kryejë “konsultimet e nevojshme politike për të gjetur zgjidhje konstruktive në shërbim të francezëve”, thuhet në njoftimin e publikuar para serisë së takimeve të Macron me krerët e partive sot dhe nesër në Pallatin Elysee.
Presidenti francez Emanuel Macron ka refuzuar dorëheqjen e kryeministres Elizabeth Born, njoftoi Pallati Elysee mëngjesin e sotëm, dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat koalicioni qeverisës humbi shumicën absolute, shkruan BFM TV, transmeton Fol Drejt.
Macron refuzoi dorëheqjen e ofruar “në mënyrë që qeveria të mbetet e përkushtuar ndaj detyrave dhe punës së saj në ditët aktuale”./FolDrejt/