Presidenti francez dënoi agresionin rus nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Një mesazh kumbues me shumë pranues dërgoi presidenti francez nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të OKB -së . Duke hapur fjalimin e tij, Emmanuel Macron kritikoi planet për një referendum në Ukrainën lindore dhe akuzoi Rusinë për një mentalitet kolonialist, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“ Ju po kërkoni të krijoni një gjendje të re në të cilën të fortët do të dominojnë të dobëtit ”, tha Macron.
“ Ajo që po shohim që nga 24 shkurti është një rikthim në kohët e imperializmit. Franca e refuzon këtë ”, shtoi ai.
” Imperializmi në epokën moderne nuk shkon së bashku me vlerat perëndimore ,” theksoi gjithashtu presidenti francez duke u ndalur tek efektet në zinxhirin e furnizimit nga pushtimi rus i Ukrainës.
” Kush po luan lojën e hegjemonisë sot? Rusia ”, përfundoi Macron./FolDrejt/