Dikur Emanuel Macron mbështeste politikën e kancelares Angela Merkel rreth refugjatëve, megjithatë në takimin e fundit të qeverisë franceze duket se ai ka ndryshuar qasje. Sipas konservatores gjermane Die Welt, ky ton lidhet edhe me afrimin e zgjedhjeve komunale pas gjashtë muajsh dhe me shikim drejt zgjedhjeve presidenciale në Francë 2022.
Macron gjatë takimit me qeverinë e tij kërkoi dhe tha fjalë të qarta, që të dëbohen në masë të madhe të gjithë shqiptarët që qëndrojnë pa leje qëndrimi në Francë, përcjell foldrejt.com.
“Presidenti këtë natë ishte shumë i zemëruar, ai tingëllonte si dikur Sarkozi që erdhi në takim me fshesë,” citoi “Le Monde” një pjesëmarrës në takim.
Përndryshe prej disa vitesh shqiptarët janë në top-listën e azilkërkuesve në Francë. Në vitin 2017, shtetasit shqiptarë u rradhitën në vendin e parë për nga numri i kërkesave për azil që janë depozituar në Francë. Më konkretisht, numri i tyre arriti në 7.630, duke lënë pas afganët me 5.987, shtetasit nga Haiti me 4.486, e kështu me rradhë. Për t’u theksuar është fakti se numri i shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil, është dy herë më i lartë se ai i sirianëve, ku vemtëm 3.249 prej tyre kanë paraqitur dokumentacionin për të qëndruar në Francë në 2017./Foldrejt.com