Në 15 mars 2020 francezët votuan në garat komunale, me pretekstin se presidenti i tyre Emannuel Macron i siguroi se nuk ka “rrezik nga korona”. Megjithatë tashmë situata shfaqet ndryshe, pasi shumë punonjës në Komisionet Zgjedhore në Francë janë të infektuar me Covid19.
“A luajti me jetën e punonjësve francezë presidenti Macron?,” pyesin sot shumë media perëndimore.
Kjo përkundër që gjatë zgjedhjeve lokale ruhej distanca dhe dezinfektohej në çdo kohë.
“Jam shumë i shqetësuar që presidenti nuk kishte guxim, për ti shtyrë zgjedhjet,” thotë një punonjës i Komisionit Zgjedhor Francez, Birken, i cili është sëmurë sëbashku me gjashtë miq të tij.
Deri tani janë dërguar pesë padi kundrejt qeverisë franceze, që nuk ndaloi zgjedhjet. Gjykata Speciale duhet të vendosë nëse do të merren parasysh pesë paditë./Foldrejt.com