Pavarësisht se rreth 10 përqind e popullatës në Francë e deklarojnë veten si muslimanë, duket se një retorikë e fuqishme kundër “radikalëve muslimanë” është duke u shpërndarë nga qeveria franceze e presidentit Emannuel Macron, informon foldrejt.com. Kjo është shtuar edhe pas vrasjes së mësuesit parisien, pasi ky i fundit duhet të ketë vizituar karikaturën e pejgamberit Muhammed ibn Abdullah.
Si masë paraprake pritet të jetë forcimi i dëbimit. 231 emigrantë ilegalë, të cilët nga autoritetet vlejnë si të “radikalizuar” do dëbohet sa “më shpejt të jetë e mundur”, duke nënkuptuar brenda orëve, tha ministri i brendshëm francez Gérald Darmanin, shkruan faz.net, përcjell foldrejt.com. Policia ka ngritur hetime ndaj 80 personave të cilët kanë përkrahur sulmin ndaj profesorit, ndërsa hetohen edhe 50 bashkësi islame.
“Islamikët nuk do mund të flejnë rehat në Francë. Frika do ndryshojë situatën,” tha më ashpër presidenti francez Macron.
Politika franceze ka shtuar retorikën anti-islame dhe anti-emigrantëve, prej kohës kur partia populliste e Le Penit po shtonte simptazinatët. Kjo mund të jetë edhe një politikë e blloqeve tradicionale franceze për të zhbërë opozitën populliste të Le Penit./Foldrejt.com