Duket se fjalët, mohimet dhe deklaratat kundër të gjithëve të presidentit Emanuel Macron kanë një prapavijë të fuqishme. Ai kërkon të mbajë të gjunjëzuar opozitën franceze, pasi së shpejti Francën pritet ta godisin protesta të përgjithshme anti-qeveritare, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te shkrimi i SPIEGEL.
Frika e vërtetë e presidentin Macron është reforma pensionale. Këtë vend e presin protesta të mëdha si asnjëherë më parë në këto vitet e fundit, shkruan SPIEGEL.
Pra përveç që Macron u ka shkaktuar kokëdhimbje partnerëve të tij në NATO dhe Ballkanin Perëndimor pas jo-së së zgjerimit, ai vetë ka kaluar nëpër javë të vështira.
Por përkundër kësaj, irritimi më i madh i Macronit do fillojë nesër, 5 dhjetor, kur edhe do fillojë greve gjenerale. Pritet një protestë sociale, që nuk ka ndodhur prej 1995./Foldrejt.com