Përfaqësues të rreth 45 vendeve dhe institucioneve u takuan sot në Paris, për të ndarë miliona euro ndihma për Moldavinë, pasi po rritet frika se vendi mund të shembet për shkak të krizës në tregun e energjisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sot një paketë ndihme për Moldavinë me vlerë mbi 100 milionë euro.
“Për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të Moldavisë, ne kemi vendosur të ofrojmë një paketë ndihme të jashtëzakonshme me vlerë më shumë se 100 milionë euro,” tha Macron pas takimit “Platforma për Mbështetjen ndaj Moldavisë”, e cila u organizua në Paris me iniciativën e Francës. , Gjermania dhe Rumania, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.