Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se rrjetet sociale inkurajojnë imitimin e krimit dhe dhunës dhe ai u bëri thirrje agjencive shtetërore që të kërkojnë nga Snapchat dhe Instagram që të heqin përmbajtjen më të ndjeshme për të rinjtë.
Duke folur pas një takimi urgjent të kabinetit mbi trazirat që shpërthyen pasi një oficer policie vrau një 17-vjeçar jashtë Parisit të martën, Macron tha se dhuna po organizohej në internet.
“Ndonjëherë kemi ndjesinë se disa prej tyre jetojnë në rrugë, në videolojëra që i kanë helmuar”, tha Macron, duke iu referuar të rinjve që morën pjesë në incidente, sipas Guardian, përcjell Fol Drejt.