Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se kushtet e vendosura nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për një armë pushim në Ukrainë s’janë të pranueshme për askënd
“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian që do të përqendrohet në pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhjet për rritjen e çmimeve të energjisë, gazit, naftës si dhe varësinë më të pakët nga Rusia
Presidenti francez më tej tha se është optimist për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në orët e ardhshme, por shtoi se duhet të jetë edhe realist, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Macron tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike e humanitare, por edhe do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës.