Deputetët në Asamblenë Kombëtare që kundërshtojnë projektligjin e pensioneve kanë tani më pak se 24 orë për të paraqitur një mocion mosbesimi, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Nëse ky mocion refuzohet, plani i Macron për të rritur moshën e pensionit do të vazhdojë.
Por nëse Asambleja Kombëtare voton në favor të mocionit, propozimet refuzohen dhe kabineti i Macron duhet të japë dorëheqjen.
Është e paqartë se kur mund të zhvillohet saktësisht një votim mosbesimi, por nëse ndodh, pritet gjerësisht në fillim të javës së ardhshme. /FolDrejt/