Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Moskë, dhe me të zbritur në aeroport është takuar me zyrtarë rusë, të cilët e përcollën për në Kremlin ku u takua me presidentin Vladimir Putin, me të cilin do të diskutojë për krizën në lindje të Evropës.
Macron i tha nikoqirit se do të fillojnë bisedimet për “de-eskalim të krizës” lidhur me Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Putin ka pranuar se vlerëson përpjekjet e Francës, që në mënyrë pozitive të zgjidh çështjen e krizës së sigurisë në Evropë.
“Shoh përpjekje të mëdha të udhëheqësisë franceze që të zgjidhet çështja e sigurisë në Evropë – përkatësisht krizës në juglindje të Ukrainës”, tha Putin.