Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se ka pasur një tranzicion kolektiv nga një rend i vjetër në një rend të ri.
Macron, i cili priti disa kryebashkiakë ukrainas si dhe kryebashkiakë francezë në Pallatin Elysee në Paris, theksoi ndryshimet në shoqërinë franceze në fjalimin e tij këtu, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke deklaruar se dhuna është e ngulitur në shoqëri, Macron tha se: “Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë në demokraci, sepse ne i zgjedhim njerëzit që na përfaqësojnë”.
Ai iu referua “incidenteve të dhunshme” të fundit në territoret e ndryshme jashtë shtetit të Francës. “Ne po bëjmë një tranzicion kolektiv nga një rend i vjetër në një rend të ri. Kjo është ajo që krijon të gjithë tensionin”, tha Macron.
Macron potencoi se vitet e fundit kemi kaluar kriza si “jelekët e verdhë”, pandemia e COVID-19, lufta dhe rikthimi i energjisë në kontinentin evropian. Ai tha se do të përjetojnë edhe kriza të tjera.
– Konferenca e përbashkët Macron-Zelenskyy
Lidhur me luftën Ukrainë-Rusi, Macron deklaroi se Rusia dëshiron ta çojë popullin ukrainas në dëshpërim.
Duke iu referuar Rusisë, presidenti francez tha: “Objektivat nuk janë më ushtarake, nuk janë vetëm luftëtarët (ukrainas) ata që sulmohen”. Macron tha se ata do të bashkëkryesojnë konferencën për të mbështetur Ukrainën më 13 dhjetor në Paris me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Macron foli për pasojat e drejtpërdrejta të kësaj lufte te francezët. Ai tha se francezët u përqendruan në inflacion dhe shqetësimet e lidhura me energjinë dhe se rritja e çmimeve të energjisë preku edhe komunat në vend./FolDrejt/