Pavarësisht se edhe Franca sot është ngritur me një fatkeqësi, ku në shtetin Mali i janë vrarë 15 ushtarë, ajo ka gjetur forcën për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve.
Lidhur me tragjedinë e sotme në Shqipëri kanë reaguar liderë të ndryshëm shtetesh, të cilët kanë dërguar forca të specializuara drejt Durrësit për të ndihmuar autoritetet shqiptare për shpëtimin e atyre që kanë mbetur nën gërmadha.
Kjo nuk është hera e parë që Macron shkruan diçka në gjuhën shqipe. Më 20 korrik të këtij viti, videon e një fjalimi në Beograd e kishte shoqëruar me një përshkrim në shqip.
